Portugalia dhe RD e Kongos ndahen në barazim
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Portugalia dhe RD e Kongos ndahen në barazim
New Project - 2026-06-17T190029.007
17/06/2026 - 21:04
Linku u kopjua

Miqësorja ndërmjet Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos ka përfunduar baras, 1:1, në një përballje ku afrikanët u treguan tejet të rrezikshëm përkundër dominimit portugez.

Portugalia kaloi e para në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Joao Neves, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Pedro Neto. Megjithatë, pikërisht në sekondat e fundit të pjesës së parë (45+5'), Yoane Wissa shfrytëzoi një krosim të Arthur Masuaku për të barazuar shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë, Joao Cancelo-s iu anulua një gol për pozicion jashtë loje (55'), ndërsa dy minuta më vonë, Cedric Bakambu goditi shtyllën për Kongon. Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar përkundër rasteve nga Cristiano Ronaldo e Bruno Fernandes, ndërsa Tomas Araujo shpëtoi me fat pa karton të kuq në minutat shtesë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026