Alcaraz tërhiqet prej Wimbledon për shkak të lëndimit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Alcaraz tërhiqet prej Wimbledon për shkak të lëndimit
Projekti Ri (40)
19/05/2026 - 19:33
Linku u kopjua

Shpresat e Carlos Alcarazit për t'u rikthyer në fronin e Wimbledonit janë shuar përfundimisht.

Teniseri spanjoll, fitues i dyfishtë i këtij turneu, ka njoftuar sot zyrtarisht tërheqjen nga "Queen's" dhe nga Grand Slami i Wimbledonit, si pasojë e një lëndimi të vazhdueshëm në kyçin e dorës.

23-vjeçari, i cili e pësoi këtë lëndim që në turneun e Barcelonës, ka humbur tashmë pjesën më të madhe të sezonit mbi dherishte, duke përfshirë Madridin, Romën dhe Roland Garrosin, ku ishte kampion në fuqi.

Përmes një deklarate, numri dy i botës u shpreh i mërzitur por i vetëdijshëm për situatën:

"Rimëkëmbja ime po shkon mirë dhe po ndihem shumë më mirë, por fatkeqësisht ende nuk jam gati për të luajtur. Jam i detyruar të tërhiqem nga Queen's dhe Wimbledoni. Këta janë dy turne vërtet të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë."

Nga kjo mungesë e madhe pritet të përfitojë rivali i tij kryesor, numri një i botës Jannik Sinner, i cili shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në Paris dhe Londër.

Turneu i Wimbledonit për këtë vit është planifikuar të mbahet nga 29 qershori deri më 12 korrik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026