​FIFA ka gati revolucionin edhe në futbollin e klubeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​FIFA ka gati revolucionin edhe në futbollin e klubeve
FIFA
25/06/2026 - 15:09
Linku u kopjua

FIFA po shqyrton mundësinë e zgjerimit të Botërorit të Klubeve nga 32 në 48 skuadra për edicionin e vitit 2029, sipas raportimeve të mediave britanike dhe italiane. Ideja ka fituar mbështetje të konsiderueshme pas suksesit komercial të formatit të ri me 32 ekipe dhe interesimit të madh nga klubet që mbetën jashtë turneut të fundit.

Sipas raportimeve, zgjerimi do t’i hapte rrugë pjesëmarrjes së më shumë klubeve të mëdha evropiane, pasi në edicionin e fundit munguan emra të rëndësishëm si Liverpool, Barcelona dhe Manchester United. për shkak të kritereve aktuale të kualifikimit dhe kufizimit të numrit të skuadrave nga i njëjti shtet.

Burimet bëjnë të ditur se UEFA nuk pritet ta bllokojë projektin, ndërsa një nga opsionet që po diskutohet është rritja e numrit të vendeve për klubet evropiane. FIFA ende nuk ka marrë një vendim zyrtar, por diskutimet për formatin e vitit 2029 tashmë kanë nisur dhe zgjerimi në 48 skuadra konsiderohet skenari më i mundshëm.

Botërori i Klubeve 2029 është planifikuar të zhvillohet gjatë muajve qershor dhe korrik, ndërsa vendi organizator ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026