Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve të Kosovës.
Në një konferencë për media, Gjini tha se Aleanca nuk ka asnjë kusht personal dhe nuk synon pjesëmarrje në qeverisjen e ardhshme.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sa i përket asaj që kanë quajtuar si absurde kandidimin e Ramush Haradinaj për president ai tha se nuk e kanë vendosur si kusht sa do që Kosova nuk do të kishte president më të mirë se ai.
"Nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin. Na duhet pastjetwr se këto do të plotësohen përkundër. Nuk kërkojmë asgjë. Nëse Ramush Haradinaj do të kandidohej për president nuk do të ndryshonte kjo formulë, do të ishte nder, por nuk e kemi vendosur këtë si kusht. Ne mendojmë se Kosova nuk do të mund të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj tash, por ne nuk duam ta bllokojmë vendin. Jemi të gatshëm ta bëjmë kuorumin dhe nuk kemi asnjë kusht vetjak", tha ai.
Ai tha se vetë fakti se partia e cila ka marrë vota më së shumti në zgjedhjet e fundit
“Sipas normave, së pari duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, pastaj konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë e më pas presidenti… Vetë fakti që kjo bëhet temë na shtyn të besojmë se dikush prapë dëshiron të shtyjë një agjendë që nuk është unifikuese dhe në të mirën e qytetarëve të Kosovës, dhe që rrezikon ta dërgojë Kosovën prapë në krizë. Nëse kish politikanë që e duan vendin e vet, çfarë duhet të ishte temë kjo?... Në rrethana normale nuk do të ishte e rëndësishme a është politik apo jo politik, por duhet ta rikthejmë vëmendjen te nevoja e njerëzve. Nuk duhet të jetë temë kjo dhe vendosja e kushteve në këto momente na largon nga zgjidhja. Sa herë që vendosen kushte subjektive, zvogëlohen mundësitë në krijimin e një zgjidhjeje."
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...