Sonte edhe një seancë e Kuvendit, dy kandidatura për president
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte edhe një seancë e Kuvendit, dy kandidatura për president
Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sonte në orën 20:30, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.
Sipas saj, kërkesa është e Vetëvendosjes dhe janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.
Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi Haxhiu.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.