Gjini: Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjini: Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë
Ardian-Gjini1234
Foto Arkiv
08/07/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për rritjen ekonomike të Kosovës, duke vlerësuar se shifrat nuk duhet të interpretohen me triumfalizëm politik, pasi sipas tij ato nuk pasqyrojnë realitetin ekonomik të qytetarëve.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjini theksoi se Kosova vazhdon të ketë GDP-në më të ulët për kokë banori në rajon, ndërsa hendeku me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian mbetet i madh.

Sipas tij, një rritje ekonomike prej rreth 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të siguruar zhvillim të mirëfilltë, pasi mbështetet kryesisht në konsumin e brendshëm dhe remitancat, e jo në prodhim, industri dhe eksporte.

Gjini ka paraqitur edhe një analizë krahasuese, sipas së cilës, nëse vazhdon ritmi aktual i rritjes ekonomike, Kosovës do t’i duhen rreth 8 vjet për të arritur Bosnjë e Hercegovinën, 13 vjet Maqedoninë e Veriut, 20 vjet Shqipërinë, 54 vjet Malin e Zi, 77 vjet Serbinë dhe mbi 130 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se inflacioni i viteve të fundit ka zbehur fuqinë blerëse të qytetarëve, duke bërë që rritja ekonomike të mos reflektohet në përmirësimin e standardit të jetesës.

Në fund të reagimit, kryetari i Aleancës ka bërë thirrje për ndryshim të menjëhershëm të politikave ekonomike, duke kërkuar mbështetje për prodhuesit vendorë, investime në teknologji, krijim të vendeve të punës me vlerë të shtuar dhe rritje të eksporteve. Sipas tij, Kosova duhet të kalojë nga një ekonomi e mbështetur në konsum, në një ekonomi të bazuar në prodhim dhe zhvillim afatgjatë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Euronews, i cili i referohet parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas të cilave Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë viteve të ardhshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026