Gjermania kërkon të hiqet votimi unanim në BE, Kosova mund të përfitojë shumë
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania kërkon të hiqet votimi unanim në BE, Kosova mund të përfitojë shumë
German Foreign Minister Wadephul in Ireland
23/04/2026 - 19:25
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë, dhe zëvendësimin e tij me parimin e shumicës, si në demokraci.

Nëse kjo ndodh, do të jetë lajm i mirë për Kosovën, pasi që pranimi i saj eventual në union nuk do të mund të pengohet me veto nga pesë shtetet anëtare që nuk ia njohin pavarësinë, e të cilat janë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj mundësie.

“Në një demokraci, parimi i shumicës është normë, ndërsa unanimiteti përjashtim,” tha Wadephul gjatë një konference të përbashkët për media me homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, në Dublin, raporton DPA, përcjellë KosovaPress. “Dhe ne duhet ta bëjmë normën e demokracisë edhe normë në Bashkimin Evropian. Vetëm në këtë mënyrë Evropa mund të mbetet e aftë për të vepruar”.

Pas zgjedhjeve në Hungari më 12 prill dhe humbjes së Viktor Orbanit, tani ekziston një dritare e mirë kohore që duhet shfrytëzuar, tha kryediplomati gjerman.

I konsideruar si i afërt me Rusinë, kryeministri i deritashëm në Budapest kishte bllokuar me të drejtën e vetos, votimet e BE-së gjatë 16 viteve që ka udhëhequr Hungarinë.

“Çdo muaj ka rëndësi, madje edhe çdo javë,” paralajmëroi Wadephul.

Pak para humbjes së tij, Orbani bllokoi një kredi të BE-së prej 90 miliardë eurosh (106 miliardë dollarë) për Ukrainën në fund të marsit, duke shkaktuar zemërim, ndër të tjerë, edhe te kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili e quajti këtë “një akt të madh mosbesnikërie”.

Të mërkurën, vendet e BE-së ranë dakord të zhbllokojnë kredinë dhe të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Hungaria hoqi dorë nga kundërshtimi i saj disa mujor.

Irlanda është vendi anëtar i Unionit Evropian që merr presidencën e Këshillit të BE-së në korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026