Aplikim i pazakontë për KGjK-në trazon Komisionin për Legjislacion
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Aplikim i pazakontë për KGjK-në trazon Komisionin për Legjislacion
Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar aplikacionet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në këtë mbledhje janë ngritur dilema edhe sa i përket një aplikimi të një kandidateje anonime, për çka anëtarët e komisionit thanë se është rast absurd.
Zëvendëskryesuesi i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli tha se në administratë ka ardhur një njoftim nga një kandidate e komunitetit serb, por që dokumentacioni i saj ende nuk është pranuar.
“Ju njoftoj se në administratë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka ardhur një njoftim nga një kandidate e komunitetit serb e cila ka sqaruar se dokumentet e aplikimit i ka dërguar përmes postës me datë 19 mars, brenda afatit të lejuar për kandidatura, se afati është mbyll me 20 mars. E ka bashkangjitur dëshminë nga Posta e Kosovës, mirëpo kuvendi, respektivisht administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës deri në këtë moment që po flasim nuk ka pranuar asnjë dokumentacion, respektivisht fajllin për këtë kandidat, për këtë kandidate në këtë rast. Kështu që ky është një rast i pazakonshëm sepse Posta e Kosovës nga data 19 mars supozimisht deri më sot 2 prill do të duhej t’ia përcjellte me rekomandë Kuvendit të Kosovës, por jemi në një situatë që deri në këtë moment administrata nuk e ka pranuar dokumentacionin e kandidates”, deklaroi ai.
Sa i përket kësaj çështjeje, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se është situatë absurde.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka përfshirë në raport, sepse aplikimi i saj nuk ka ardhur në Komisionin për Legjislacion. Natyrisht unë si kryesuese e grupit punues do të kërkoja që të konsultohen praktikat e mëhershme, sepse nuk është e lehtë për kuvendin të trajtojë dokumentacione pa i pasur dokumentacionet, pa pasur një dosje të qartë, marrë parasysh faktin që zonja ka sjellur prej dëshmive. Është situatë absurde që ne të trajtojmë diçka që nuk kemi parë ende dhe nuk e kemi trajtuar fare aplikacionin”, tha ajo.
Ai tha se komisioni duhet të vendos nëse kandidatja duhet të ftohet në intervistë, ani pse afatet kanë kaluar.
Tutje, gjatë paraqitjes së raportit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra tha se pozitat që do të plotësohen janë një anëtar nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy anëtarë nga komuniteti jo shumicë.
Ajo tha se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet për intervistim.
Zëvendëskryesuesi i komisionit, Vigan Qorrolli ka propozuar që intervistimi i këtyre kandidatëve të bëhet të premten e ardhshme, me datë 10.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u bë e ditur që Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve, të Përndjekurve Politikë si dhe Komisionit të Ankesave kanë dërguar raportin vjetor në kuvend. Komisioni ka zgjedhur deputeten Arjeta Rexhepi si anëtare të këtij komisioni qeveritar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.