Qeveria gjermane ka bërë thirrje që kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit të mbetet pa tarifa.
Kjo pasi Teherani ra dakord, të martën, që ta rihapë përkohësisht këtë rrugë kyçe ujore, si pjesë e një marrëveshjeje dyjavore armëpushimi me Shtetet e Bashkuara.
“Dhe për këtë arsye është thelbësore që, kur të rifillojnë operacionet, të garantohet lëvizje e lirë, e sigurt dhe pa tarifa në det” tha ai, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.
Sipas tij, Gjermania beson se Kombet e Bashkuara janë korniza e duhur për trajtimin e kësaj çështjeje, meqë një numër vendesh në mbarë botën janë të prekura nga bllokada e Iranit në këtë ngushticë,Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se kalimi i sigurt do të jetë i mundur për dy javë, në koordinim me forcat e armatosura iraniane dhe “duke marrë parasysh kufizimet teknike”.
Transporti komercial në këtë rrugë të ngushtë ujore pothuajse është ndalur që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt. Ky zhvillim ka çuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe ka nxitur shqetësime për një krizë të zgjatur globale ekonomike, pasi Ngushtica e Hormuzit është jetike për eksportet e naftës (energjisë) dhe disa lloj ta mallrave të tjera kyçe.
Ai gjithashtu falënderoi Pakistanin për ndërmjetësimin e marrëveshjes.
“Më në fund, edhe disa lajme të mira në politikë! E mirëpres vendimin e palëve ndërluftuese për të rënë dakord për një armëpushim në konfliktin me Iranin,” shkroi ai. “Ky duhet të jetë hapi i parë vendimtar drejt një paqeje të qëndrueshme, pasi pasojat e vazhdimit të luftës do të ishin të pallogaritshme”.