Vriten pesë persona në veri të Gjermanisë - arrestohet autori i dyshuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vriten pesë persona në veri të Gjermanisë - arrestohet autori i dyshuar
Pesë persona kanë vdekur në qytetin verior të Gjermanisë në Standes, në një incident të ri me të shtëna me armë. Sipas policisë, një person është arrestuar si i autori i ngjarjes, shkruan Bild, transmeton KosovaPress.
Policia e qytetit tha se një “operacion i madh” ishte duke u zhvilluar në Dankersstrase, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës në vendngjarje.
Deri më tani, motivi i autorit të krimit mbetet i panjohur.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit.
Rreth orës 13:45, policia konfirmoi se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në qytetin me rreth 50 mijë banorë. Sipas raportimeve të disa mediave gjermane, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një qendër rinore.
Shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.