Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh, për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), transmeton KosovaPress. Ai ishte arrestuar më 6 maj të vitit 2025, si rezultat i bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë, AKI-së, Policisë dhe Prokurorisë.
Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri. Ndërsa, me instruksione të BIA-s ka nxitur qytetarët për t’iu bashkuar ISIS-it.
Krahas dënimit m gjashtë vjet burgim, sipas aktgjykimit, ai obligohet të paguajë edhe 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Kujtojmë se në seancën fillestare më 23 shtator 2025, Selimi ishte deklaruar i pafajshëm.Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.
Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.