Astronautët e Artemis II nisin rrugëtimin për në shtëpi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Astronautët e Artemis II nisin rrugëtimin për në shtëpi
Astronautët
07/04/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Astronautët e misionit Artemis II kanë përfunduar fluturimin rreth Hënës dhe janë nisur drejt Tokës, duke realizuar udhëtimin më të largët njerëzor në hapësirë deri më sot. Kapsula Orion arriti një distancë rekord prej mbi 406 mijë kilometrash nga Toka, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Apollo 13.

Gjatë fluturimit, katër astronautët – tre amerikanë dhe një kanadez – panë për herë të parë nga afër anën e largët të Hënës, përjetuan një eklips të plotë diellor dhe vëzhguan planetë si Merkuri, Venusi, Marsi dhe Saturni. Ata gjithashtu identifikuan vendet e uljes së misioneve Apollo 12 dhe Apollo 14, raporton AP, përcjell KosovaPress.

Fluturimi rreth Hënës zgjati rreth shtatë orë, gjatë të cilave astronautët realizuan dhjetëra vëzhgime shkencore dhe fotografuan sipërfaqen hënore. Misioni përdori një trajektore “free-return”, që i rikthen automatikisht drejt Tokës duke shfrytëzuar gravitetin e Hënës.

Misioni shënon rikthimin e NASA në eksplorimin njerëzor të Hënës pas më shumë se 50 vjetësh dhe hap rrugën për ulje të reja pranë polit jugor në vitet e ardhshme, si pjesë e programit Artemis.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026