​Arteta jep mesazhin e parë pasi Arsenali u shpall kampion i Anglisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Arteta jep mesazhin e parë pasi Arsenali u shpall kampion i Anglisë
Arteta
20/05/2026 - 08:44
Linku u kopjua

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi londinezët siguruan titullin kampion në Premier League, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për trofeun e kampionit në Angli.

Pas barazimit 1:1 të Manchester Cityit ndaj Bournemouthit, “Topçinjtë” u shpallën matematikisht kampionë të Anglisë për sezonin 2025/26.

Menjëherë pas konfirmimit të titullit, Arteta publikoi një mesazh emocional për lojtarët dhe tifozët e klubit.

“Ne bëmë histori sërish, së bashku. Nuk mund të jem më i lumtur dhe më krenar për të gjithë ata që janë pjesë e këtij klubi. Le ta shijojmë këtë moment”, deklaroi tekniku spanjoll.

Ky është titulli i parë kampion për Arsenalin që nga sezoni historik 2003/04 dhe trofeu i dytë madhor i Artetës në krye të skuadrës londineze, pas triumfit në FA Cup më 2020.

Arsenali kishte përfunduar në vendin e dytë në tri sezonet e fundit, por këtë herë skuadra e Artetës arriti të ruajë ritmin deri në fund dhe të rikthejë titullin në “Emirates Stadium”.

Londinezët tani synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë historike, pasi më 30 maj do të përballen me Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026