Fruthi po përhapet, 36 raste të konfirmuara në Kosovë
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fruthi po përhapet, 36 raste të konfirmuara në Kosovë
fruthi ne kosove
Foto Ilustruese
15/06/2026 - 17:32
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 15 qershor 2026, janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth në vend.

Sipas institutit, të dhënat tregojnë se numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me 10 raste, pasuar nga Prishtina me 8 raste dhe Kaçaniku me 6 raste. Po ashtu, raste janë raportuar edhe në Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2), si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.

IKShPK ka bërë thirrje që çdo person që shfaq simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet më të afërta shëndetësore.

Instituti ka apeluar gjithashtu tek prindërit dhe kujdestarët që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas kalendarit të rregullt në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026