Temperaturat e larta, rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë në Tetovë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Temperaturat e larta, rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë në Tetovë
ndihma e pare
29/06/2026 - 20:22
Linku u kopjua

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Rastet më të shpeshta janë personat më sëmundje kronike të zemrës apo traktit respirator, por nuk mungojnë edhe ata që humbin vetëdijen gjatë lëvizjes në temperatura të larta, dhe lëndimet e shpeshta nga vozitësit e motoçikletave të malit.

“Më së shumti thirrje kemi gjatë fundjavave, kur njerëzit dalin për aktivitete të lira e që janë shkaku më i madh për lëvizje në të nxehtë, aksidente me motorë nëpër male, dhe tepër jemi të angazhuar. Afërsisht 40 – 50 për qind është rritur numri.  Rekomandimi është që këto temperatura të kenë kujdes dhe t’i shmangin, sidomos ata mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike të zemrës, tension” deklaroi Igor Mlladenovski, Shef i Ndihmës së shpejtë Tetovë.

Për ndihmë qytetarët drejtohen edhe në urgjencën e Tetovës.

“Zakonisht kemi pacientë mbi moshën 40 vjeçe e që kanë komorbiditete pra që vuajnë nga tensioni i lartë, astma, sëmundjet bronkiale, dhe ankesat më të shpeshta janë lodhja, djersitja, mundimi kokëdhimbja dhe plogështia e përgjithshme. Banorët duhet ti ndjekin mediat ku janë paralajmërimet dhe të bëjnë kujdes kulmin e të nxehtit. Pra lëvizjet të bëhen nga ora tetë në mëngjes deri në ora 10 apo 11 maksimum dhe pas orës pesë. Të mbajnë një kaçkëte dhe një ujë të vogël me vete”, tha Rezearta Elezi, Mjeke, shkruan alsat.mk.

Vetëm në ditët e fundit, ndihma e shpejtë ka intervenuar në dhjetëra raste si pasojë e të nxehtit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026