Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj raportimeve se gjatë një takimi me qytetarë, ‘ka ironizuar me ish-presidenten e vendit Vjosa Osmani”.
“Qyre, kur jena te frizerkat”, thotë Konjufca, dhe fillon të qesh, si dhe shkakton të qershura edhe tek të pranishmit tjerë. Kjo video e Konjufces qarkulloi në rrjete sociale.
Ai sqaroi se gjatë tubimit ishte ndërprerë nga një “pseudogazetar”, i cili kishte përdorur termin “frizere”, term që, sipas Konjufcës, u përdor në mënyrë përçmuese.
“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë. Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, shkruan Konjufca.“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë”, tha ai.
Ai shtoi se me presidenten ka bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar se kjo qasje vazhdon edhe sot.