Formacionet zyrtare Zvicërr - Bosnja dhe Hercegovina
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Zvicërr - Bosnja dhe Hercegovina
Zvicra dhe Bosnja e Hercegovina do të përballen në Los Anxhelos në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë pas barazimeve 1-1 në xhiron hapëse.
Sa i përket gjendjes së skuadrave, Zvicra gëzon një grup plotësisht të shëndetshëm prej 26 lojtarësh, ku kapiteni Granit Xhaka do të udhëheqë sërish mesfushën nga minuta e parë.
Te Bosnja situata është më komplekse; ata janë në pritje të konfirmimit mbi gjendjen fizike të mbrojtësit Sead Kolašinac që u dëmtua ndaj Kanadasë, ndërsa lajm i mirë mbetet rikthimi në dispozicion i sulmuesit Haris Tabaković.
Formacionet zyrtare:
Zvicra (4-3-3): Kobel — Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez — Aebischer, Xhaka, Freuler — Rieder, Embolo, Ndoye.
Bosnja dhe Hercegovina (4-4-2): Vasilj — Kolasinac, Katic, Muharemovic, Dedic — Alajbegovic, Sunjic, Tahirovic, Memic — Dzeko, Demirovic.
KosovaPress