Foda: Lojtarët e japin shpirtin në fushë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Foda: Lojtarët e japin shpirtin në fushë
Franco Fodaa
01/04/2026 - 00:06
Linku u kopjua

Me përfundimin e përballjes vendimtare mes Kombëtarës së Kosovës kundër asaj të Turqisë, në të cilën “Dardanët”, pësuan humbje 1-0, në një konferencë të mbajtur për media foli trajneri i Kosovës, Franco Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur krenar me rrugëtimin e “Dardanëve” ndërsa i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin”- tha Foda.

Ndërkohë tutje Foda shtoi se ekipi ka përfaqësuar Kosovën në mënzrë korrekte dhe se do të shkojnë përpara.

“Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara” - ka deklaruar Foda.

Tutje përzgjedhësi gjerman falendëroi tifozët e shumtë për përkrahjen që i’a dhuruan Kombëtarës së Kosovës.

“Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe vizituan shtetet tjera kur ishim mysafir” – tha Foda.

Foda thurri lëvdata për lojtarët e tij për të cilët bëri të ditur se duhet të shohim se ata japin shpirtin në fushë.

“Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjellë Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata e japin shpirtin në fushë”, vazhdoi ai.

Në këtë konferencë, trajneri foli edhe për synimin e kombëtarës i cili ishte kualifikim për në Botëror.

“Synimi ishte kualifikimi në Botëror por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një lojë larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur puna dhe mundi shpërblehet”- tha tutje ai.

Kosova pësoi humbje nga Turqia, me rezultat 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026