Trepça mposht Malishevën dhe siguron mbijetesën në Superligën B
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trepça mposht Malishevën dhe siguron mbijetesën në Superligën B
New Project (90)
15/04/2026 - 18:53
Linku u kopjua

Vajzat e Trepçës kanë arritur të ruajnë statusin e tyre në Superligën B pas një fitoreje me përmbysje 3-1 (20/25, 25/18, 25/21, 25/20) ndaj Malishevës në sfidën vendimtare të play-out-it.

Ndonëse mitrovicaset e nisën takimin në dizavantazh pas humbjes së setit të parë, ato treguan karakter të fortë duke fituar tre setet e radhës me mjaft autoritet, duke i dhënë fund dilemave për mbijetesë.

Në krahun tjetër, Malisheva nuk ia doli të shfrytëzonte këtë mundësi të fundit për inkuadrim pas finales së barazhit, duke mbetur jashtë këtij rangu garash, ndërsa Trepça feston qëndrimin e merituar mes më të mirave të Superligës B.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026