Viti 2026 parashihet të jetë sfidues në aspektin ekonomik për Kosovën. Kësisoj po vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit, në të cilin ndër të tjerash ky institucion financiar ndërkombëtar vlerëson se ekonomia e Kosovës po ngadalësohet, ndërsa çmimet dhe inflacioni po vazhdojnë të rriten, duke bërë thirrje për më shumë kujdes në menaxhimin e parasë publike.
Sipas raportit të fundit, rritja ekonomike 3.6 për qind në vitin 2025 në Kosovë, për vitin 2026 pritet të bjerë edhe më tej, në rreth 3.3 për qind, trasmeton KosovaPress.
Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4 për qind që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2 për qind në vlerësimin e ri.
Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e luftës në Lindjen e Mesme, e cila ka goditur tregjet globale të energjisë.Parashikimi i FMN qëndron në të njëjtën linjë me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore, ndërsa Ministria e Financave në Shqipëri ka pritshmëri më të larta, teksa deklaron se ekonomia do të rritet në rreth 4 për qind.
Ndërkohë, duke iu referuar çmimeve ne tregje, FMN pret rritje të inflacionit deri në 3.7% këtë vit, nga 3% që programonte 6 muaj më parë, shkruan Euroneës Albania.
