Ndeshja e sotme finale e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës në stadiumin "MetLife" nuk është thjesht një betejë për trofeun e madh, por shënon zyrtarisht fundin e një epoke të jashtëzakonshme për futbollin botëror.
Lionel Messi, në moshën 39-vjeçare, do të zbresë për herë të fundit në skenën e një Botërori, duke mbyllur një rrugëtim dy-dekador të mbushur me magji.
Ndryshe nga viti 2022 kur Messi kishte lënë të kuptohej se po mbyllte ciklin e tij në Botëror, kësaj radhe gjithçka tregon se finalja kundër Spanjës do të jetë paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës.
“Këtë herë do të jetë vërtet fundi. Finalja ndaj Spanjës pritet të jetë ndeshja e fundit e Lionel Messit në skenën e Kupës së Botës.”The Athletic thekson se pavarësisht rezultatit të finales – e cila është ndeshja e 1,196-të e karrierës së tij – madhështia e Messi-t është tashmë e vulosur.
Kthimi i tij i madh pas vitit 2016, ku fitoi dy Kupa Amerika dhe Botërorin e vitit 2022, e transformoi atë nga një talent i mbyllur në një lider të vërtetë.
KosovaPress