Finalja e Superligës së Vajzave në basketboll zhvillohet sonte në Pejë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Finalja e Superligës së Vajzave në basketboll zhvillohet sonte në Pejë
basket-vajzat
22/04/2026 - 10:22
Linku u kopjua

Sot, më 22 prill 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive Karagaçi do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Superligës së basketbollit, në konkurrencën e vajzave.

Në këtë përballje vendimtare do të ndeshen dy skuadrat më të forta të sezonit Peja kundër Bashkimit.

Të dy ekipet kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë kampionatit dhe pritet një duel i fortë për titullin kampion. Peja synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas, ndërsa Bashkimi vjen me ambicie të mëdha për të triumfuar dhe për të shtuar një tjetër trofe në historinë e klubit.

Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë, me tifozët që do të mbështesin skuadrat e tyre në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026