Trepça pret sonte Bashkimin në ndeshjen e dytë të finales së playoff-it
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trepça pret sonte Bashkimin në ndeshjen e dytë të finales së playoff-it
trepca-bashkimi
13/05/2026 - 13:01
Linku u kopjua

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale të playoff-it në basketbollin kosovar, ku Trepça do të përballet me Bashkimin, në një duel tjetër, tejet të rëndësishëm për garën drejt titullit kampion.

Edhe kjo ndeshje, si e para, të cilën të dielën e fituan xehetarët me rezultat 94-79, luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë.

Dy ndeshjet tjera, e 3-ta dhe e 4-ta zhvillohet në Prizren, ku është selia e Bashkimit.

Fitues i finales dhe kampion i Kosovës shpallet ekipi i cili arrin katër fitore i pari.

Maksimumi i ndeshjeve që mund të luhen në këtë seri të play off-it është shtatë.

Trepca mbërriti në finale duke mposhtur Pejën në seri prej 3 me 1 në gjysmë finale, ndërsa Bashkimi ishte më i mirë se Bora, të cilën e eliminoi 3 me 2.

Këto dy ekipe kishin qenë më të mirat në kampionat, edhe gjatë rrjedhës normale. Sezonin e rregullt Trepva e përfundoi si lideri, me Bashkimin në vendin e dytë.

Ndeshja e parë finale, që u luajt të dielën, ishte ndër më të shikuarat në historinë e pasluftës, për nga numri i tifozëve të pranishëm në palestrën Minatori në Mitrovicë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026