Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës 75 në Superligën e femrave në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj triumfon ndaj Prishtinës 75 në Superligën e femrave në volejboll
image (15)
02/04/2026 - 16:29
Linku u kopjua

Skuadra e Ferizajt në volejboll ka bërë hapin e parë drejt gjysmëfinales në Raiffeisen Superligën e femrave, duke mposhtur Prishtina 75 me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Ndonëse takimi nisi me një set mjaft dramatik që i takoi mysafireve (34-36), Ferizaji u rikthy fuqishëm duke dominuar tërësisht pjesën e mbetur të lojës me rezultatet 25-19, 25-13 dhe 25-18.

Me këtë fitore, Ferizaj udhëheq serinë drejt kualifikimit, ndërsa fati i mëtutjeshëm do të përcaktohet këtë të enjte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Prishtinës i duhet me patjetër fitorja për të dërguar serinë në ndeshjen e tretë, ndërsa Ferizaj kërkon të mbyllë llogaritë dhe të sigurojë biletën për në gjysmëfinale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026