Kosova ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për “Prishtina 2030”
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë për “Prishtina 2030”
Kuvendi
27/04/2026 - 14:21
Linku u kopjua

Me 93 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim  Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë i cili mundëson konkretizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kjo marrëveshje mori mbështetjen edhe nga grupet parlamentare të partive opozitare si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, tha se kjo marrëveshje nuk e cenon rolin e Kosovës si nikoqire por përkundrazi e fuqizon atë duke treguar fleksibilitet dhe kapacitet për të organizuar lojëra gjithëpërfshirëse.

“Organizimi i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ përfaqëson një arritje strategjike për Republikën e Kosovës, duke e vendosur atë në hartën e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare dhe duke dëshmuar kapacitetin institucional për të marrë përsipër përgjegjësi të kësaj natyre. Në këtë kuadër, marrëveshje me Republikën e Shqipërisë paraqet një zgjidhje funksionale dhe të arsyeshme për organizimin e disiplinave të lundrimit duke reflektuar realitetin gjeografik dhe nevojën për bashkëpunim rajonal. Duke qenë se Kosova nuk ka dalje në det, përfshirja e qytetit të Durrësit si vend zhvillimi për sportin e lundrimit është një zgjedhje logjike dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve multisportive. Kjo marrëveshje nuk e cenon rolin e Kosovës si nikoqire por përkundrazi e fuqizon atë duke treguar fleksibilitet dhe kapacitet për të organizuar lojëra gjithëpërfshirës në bashkëpunim me partnerë strategjik”, theksoi Gashani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli. theksoi se me këtë marrëveshje Kosova vepron si shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

“Me këtë marrëveshje Kosova vepron si shtet mikpritës i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, ndërsa Shqipëria bëhet partnere në organizimin e sportit të lundrimti në bashkinë e Durrësit”, tha Sokoli.

Arbnore Salihu, deputete e PDK-së, tha se kjo marrëveshje është jashtëzakonsith e rëndësishme për organizimin e këtyre lojërave.

“Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka kjo marrëveshje për zhvillimin e Lojërave Mesdhetare, ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e mbështesim”, u shpreh Salihu.

Projektligji mori mbështetje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës e mbështesim këtë marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe organizimit të tyre. Natyrisht, si çdo marrëveshje tjetër ndërkombëtare që është në interesin e vendit.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se po i gëzohet një marrëveshjeje të tillë ndërmjer Kosovës dhe Shqipërisë.

“Po na vjen mirë që më në fund e kemi një marrëveshje Kosove-Shqipëri duke e ditur që nga kjo qeveri ka munguar në vazhdimësi bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë”, tha Kadrijaj.

Lojërat Mesdhetare do jë jenë ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare që është organizuar ndonjëherë në Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026