Ka përfunduar me një atmosferë të zjarrtë kampionati i futsallit në Ligën Universitare të Prishtinës, një kompeticion ky ku të gjitha fakultetet patën të drejtë pjesëmarrjeje.
Ndeshja finale u zhvillua në sallën e Fakultetit të Edukatës Fizike në Prishtinë, ku u ballafaquan ekipi i Fakultetit të Edukatës Fizike në nivelin Master (FEFS) dhe ai i Fakultetit Ekonomik të UP-së. Pas një loje tejet intensive dhe me rivalitet të lartë sportiv, fitorja i takoi ekipit të FEFS Master me rezultat 4-1.
Daci: "Kur kemi këtë ekip e këtë atmosferë, paratë nuk kanë rëndësi"
“Mendoj që ka qenë një finale shumë e bukur dhe një ndeshje mjaft cilësore nga të dy ekipet, sidomos me Fakultetin Ekonomik. E falënderoj Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit që na ka mundësuar ta përfaqësojmë dhe që tash e tri vite jemi kampionë të garës në futsall. Kompeticioni ka qenë mjaft i fortë, atmosfera shumë e mirë, ndërsa i falënderoj edhe lojtarët për paraqitjen dhe lojën e bukur që treguan. bRrugëtimi në fillim ishte pak i vështirë, pasi në fazën e grupeve kemi bërë dy barazime, por në fund mendoj se ia ka vlejtur, sepse për tri vite radhazi jemi kampionë të kësaj gare. Mendoj që shpërblimi financiar nuk është shumë i madh, sidomos kur jemi 12 lojtarë në ekip, por kur kemi një ekip dhe një atmosferë të tillë, atëherë paratë nuk kanë shumë rëndësi.”Maliqi: "Rrugëtimi ka qenë i zorshëm po s'jemi dorëzuar kurrë, kemi qenë një familje"
“Ka shku loja mirë, fatkeqësisht kundërshtarët kanë qenë më të mirë dhe për këtë arsye pësuam humbje. Fati nuk ishte në anën tonë sot. Rrugëtimi ka qenë i vështirë, por nuk jemi dorëzuar kurrë. Kemi qenë jo vetëm ekip, por edhe familje, ku secili ka dhënë maksimumin për njëri-tjetrin. Kompeticioni ka qenë fantastik dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë, me fair-play dhe atmosferë shumë të mirë. Jemi të kënaqur, pasi nuk kemi hyrë me presion të madh, por më shumë për qejf dhe për ta shijuar garën. Shpërblimin do ta ndajmë në pjesë të barabarta me ekipin dhe do ta shpenzojmë së bashku.”
Musollaj : Ekipi i Masterit kanë qenë më konkretizues në raste"
Gjithashtu nga radhët e publikut, studenti Rion Gorqaj vlerëson lart vlerën e përgjithshme të Ligës Universitare si një platformë me rëndësi për zbulimin e talenteve të reja. Ai po ashtu thekson faktin se motivimi shtohet edhe nga shpërblimet në fund, ku ekipi fitues fiton të drejtën për të garuar në Shqipëri. Ai deklaroi:
Rion Gorqaj: Liga Universitare është një organizim shumë i mirë sepse mund të dalin shumë talenta"
Të pranishëm në sallë për të ndjekur finalen ishin prodekani dhe analisti i mirënjohur i futbollit, Malsor Gjonbalaj, profesori dhe kryetari i Federatës së Sporteve Universitare, Musa Selimi, si dhe profesorët Ilir Gllareva dhe Hasim Rushiti.
KosovaPress