Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në hartën sportive ndërkombëtare, duke mirëpritur një tjetër ngjarje të rëndësishme evropiane në sportin e ragbit. Sot më 13 dhe 14 qershor, në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, zhvillohet turneu “Rugby Europe Sevens – Conference 2”, ku kombëtaret pjesëmarrëse do të garojnë për dy ditë radhazi në një atmosferë plot me entuziazëm.
Ky turne është pjesë e serisë evropiane të ragbit 7-sh, një format i shpejtë dhe spektakolar i lojës me vetëm shtatë lojtarë në fushë dhe ndeshje me intensitet të lartë. Në këtë edicion marrin pjesë tetë kombëtare të ndara në dy grupe: Kosova, Greqia, Estonia dhe Sllovakia në Grupin B, si dhe Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Gjibraltari dhe San Marino në Grupin A.
10:00 – San Marino vs Gjibraltari
10:22 – Mali i Zi vs Bosnja dhe Hercegovina11:06 – Sllovakia vs Kosova
13:15 – Mali i Zi vs Gjibraltari
14:21 – Estonia vs Kosova
16:52 – Bosnja dhe Hercegovina vs Gjibraltari
17:14 – Estonia vs Sllovakia
Ndeshjet e ditës së parë përfshijnë fazën e grupeve, ndërsa më 14 qershor zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, finale dhe ato për renditje, ku do të përcaktohet edhe fituesi i turneut që siguron promovimin në ‘Conference 1’ për sezonin e ardhshëm.
Ky event pritet të sjellë aksion të pandërprerë, rivalitet të fortë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme sportive. Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja për publikun është falas, duke ftuar të gjithë sportdashësit që të mbështesin Kosovën në shtëpi dhe të jenë pjesë e këtij spektakli ndërkombëtar.
KosovaPress