Blerton Isufi lë Kosovën për një tjetër Kombëtare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Blerton Isufi lë Kosovën për një tjetër Kombëtare
Mesfushori, Blerton Isufi, ka vendosur të ndryshojë rrugën e tij në arenën ndërkombëtare, duke hequr dorë nga përfaqësimi i Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë U21. Futbollisti i ri, ka marrë ftesë nga trajneri Alban Bushi për t’u bërë pjesë e kuqezinjve.
Vendimi i Isufit vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa ai synon të fitojë hapësira dhe të zhvillohet më tej në nivel ndërkombëtar. Kalimi te Shqipëria U21 shihet si një hap i ri për lojtarin, i cili tashmë do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e tij në një ambient tjetër konkurrues.
I lindur në Norvegji, me prindërit me origjinë ksovare, Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, ku u transferua verën e kaluar me shifër rreth 600 mijë euro, derisa nuk ka të regjistruar më parë paraqitje me ekipet e të rinjëve.
Për Isufin tashmë është e qartë e ardhmja e tij ndërkombëtare do të jetë me fanellën kuq e zi, duke filluar nga ndeshjet e muajit qershor.
KosovaPress