Francë - Spanjë, formacionet e mundshme
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Francë - Spanjë, formacionet e mundshme
France-Spanj
14/07/2026 - 12:55
Linku u kopjua

Franca dhe Spanja do të përballen sonte nga ora 21:00 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e këtij edicioni. Dy kombëtaret evropiane synojnë fitoren që do t'i dërgojë në finalen e madhe, ku do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.

Franca vjen në këtë ndeshje pas një ecurie pothuajse perfekte në turne. Kampionët e botës të vitit 2018 e mbyllën fazën e grupeve me tri fitore, ndërsa në fazën eliminatore eliminuan Suedinë (3:0), Paraguain (1:0) dhe Marokun (2:0), duke mos pësuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Spanja ka treguar një futboll bindës gjatë gjithë kampionatit. Pas suksesit 3:0 ndaj Austrisë në 1/16 e finales dhe fitores minimale 1:0 ndaj Portugalisë në 1/8 e finales, "Furia e Kuqe" siguroi gjysmëfinalen duke mposhtur Belgjikën me rezultat 2:1.

Vëmendja pritet të jetë e përqendruar te yjet e të dyja skuadrave, me Kylian Mbappen që udhëheq sulmin e Francës, ndërsa Lamine Yamal dhe Nico Ëilliams pritet të jenë armët kryesore të Spanjës në repartin ofensiv.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Botërorit, ndërsa humbësi do të luajë në ndeshjen për vendin e tretë.

Formacionet e mundshme:

Franca (4-2-3-1): Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Olise, Doué; Mbappé.

Spanja (4-2-3-1): Simón; Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026