Eriksen: Jam mirë dhe ndodhem pranë familjes
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Eriksen: Jam mirë dhe ndodhem pranë familjes
Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi publik duke njoftuar se ndodhet në shtëpi dhe se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Ky reagim vjen pasi futbollisti pësoi një goditje nga aparati ICD (defibrilatori kardioverter i implantueshëm) që ka të vendosur në trup.
"
Siç mund ta imagjinoni, marrja e një goditjeje nga ICD-ja ime ka pasur ndikim të madh tek unë dhe familja ime, por dua t’ju siguroj se kjo ishte një situatë ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021," u shpreh Eriksen, duke bërë dallimin nga rasti i rëndë që pësoi vite më parë në Kampionatin Evropian.
Eriksen shprehu mirënjohje të thellë për ndërhyrjen e shpejtë të stafit mjekësor dhe lojtarëve në fushë, si dhe për mjekët që janë kujdesur për shëndetin e tij ndër vite.
"Për momentin, fokusi im është te rikuperimi, kalimi i kohës me familjen, pushimet dhe të luaj f
utboll me fëmijët e mi," përfundoi ai.
Për sa i përket të ardhmes së afërt, danezi njoftoi se tashmë ka nisur rikuperimin dhe se fokusi i tij kryesor do të jetë pushimi dhe koha e kaluar me njerëzit e dashur.
KosovaPress