Formacionet e mundshme të përballjes së zjarrtë Atletico Madrid – Barcelona
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet e mundshme të përballjes së zjarrtë Atletico Madrid – Barcelona
Sonte në mbrëmje, Atletico Madrid pret FC Barcelonën në “Metropolitano”, në një përballje vendimtare për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka një avantazh të rëndësishëm 2-0 nga ndeshja e parë, rezultat që i jep qetësi lojtarëve para tifozëve të vet. Megjithatë, madrilenët nuk po kalojnë formën më të mirë në javët e fundit, çka e bën këtë përballje më të hapur nga sa duket.
Në anën tjetër, Hansi Flick dhe Barcelona besojnë te rikthimi. Katalanasit vijnë me moral të lartë dhe pritet të hyjnë agresivisht në lojë, duke kërkuar gol të shpejtë për të rihapur kualifikimin. Në anën tjetër, Atletico Madrid do të mbështetet në organizimin e fortë defensiv dhe kundërsulmet e shpejta një formulë klasike e Simeones.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet sot më 14 prill, nga ora 21:00.
Formacionet e mundshme:
Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Molina, Le Normand, Lenglet, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez.
Barcelona (4-2-3-1): J. Garcia; Kounde, E. Garcia, Martin, Cancelo; De Jong, Pedri; Yamal, Lopez, Rashford; Lewandowski.
KosovaPress