Enrique: Lojën e sotme do ta shikojë me një birrë para ekranit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Enrique: Lojën e sotme do ta shikojë me një birrë para ekranit
image (16)
15/04/2026 - 16:16
Linku u kopjua

Pas triumfit 2-0 ndaj Liverpool-it, Luis Enrique ka dërguar PSG-në në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Champions League, duke konfirmuar dominimin e ri të parizienëve në Europë.

I pyetur për kundërshtarin e radhës mes Bayern Munich dhe Real Madrid, trajneri spanjoll zgjodhi të jetë totalisht i relaksuar:

"Sa herë që zgjedh një ekip, na bie tjetri. Nesër do ta shoh ndeshjen e tyre në Paris, bukur e qetë, me një birrë në dorë. Do ta shijojmë momentin dhe të shohim kush po na vjen," u shpreh ai për gazetën spanjolle AS.

Përkundër dëmtimeve të Mendes dhe Doué që mbeten për t'u vlerësuar, Enrique u shfaq i kënaqur me lojën direkte të ekipit të tij, ndërsa pret fituesin e duelit të sotëm në "Allianz Arena".

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026