Gashani pret në takimi homologun turk Osman Askın Bak
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret në takimi homologun turk Osman Askın Bak
New Project (55)
31/03/2026 - 15:07
Linku u kopjua

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka njoftuar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në frymë miqësie dhe bashkëpunimi me homologun e tij nga Turqia, Osman Askın Bak, në një atmosferë të shkëlqyer mirëkuptimi dhe partneriteti.

Takimi mori një domethënie të veçantë në prag të ndeshjes së shumëpritur Kosovë–Turqi, duke theksuar edhe një herë rolin e sportit si një urë që afron popujt dhe forcon lidhjet mes vendeve.

“Në prag të ndeshjes së sotme, Kosovë–Turqi, ky takim merr një domethënie të veçantë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është urë që na afron” – ka bërë të ditur Gashani.

Gjatë bisedës, palët diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus të veçantë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e sportit dhe rinisë. U theksua se iniciativa të tilla do të sjellin përfitime të ndërsjella dhe do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Ky takim konsiderohet një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026