Elmi Reçica takon banorët e Kovaçecit, diskuton për zhvillimin dhe mirëqenien
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Elmi Reçica takon banorët e Kovaçecit, diskuton për zhvillimin dhe mirëqenien
Elmi Reçica
02/06/2026 - 11:28
Linku u kopjua

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës për deputet, Elmi Reçica, ka zhvilluar një takim me banorë dhe familje të fshatit Kovaçec të Kaçanikut, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët për sfidat me të cilat ata përballen në jetën e përditshme.

Gjatë takimit, Reçica theksoi rëndësinë e një qeverisjeje që, sipas tij, do të krijojë më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe mirëqenie për familjet në të gjithë vendin.

Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe mbështetjen e banorëve të Kovaçecit, duke vlerësuar besimin që ata po i japin kandidaturës së tij dhe programit të PDK-së.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve elektorale të kandidatit para zgjedhjeve të ardhshme, ku ai po prezanton vizionin dhe prioritetet e tij për qytetarët.

“Mes miqve dhe familjeve të Kovaçecit në Kaçanik, bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe për nevojën e një qeverisjeje që sjell zhvillim, vende pune dhe mirëqenie për çdo familje.

Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj!

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven”, ka shkruar ai në Facebook.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026