Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu organizohet homazhe dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 8:45 -16:00)
Mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, N-302, ora 09:00
Lansohet Instituti i Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Merr pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku. (Objekti i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, te salla e Këshillit, kati III, ora 9:30)
Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës (Salla e seancave, ora 11:00)
Java e imunizimit 2026, moto: Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat (24 – 30 Prill) Organizatorë: Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon aktivitetin “Roli dhe forca e mediave në kërkimin e djalit, që për babain ishte i ‘vdekur’. Merr pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti. (Salla e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë, ora 12:00)