Ekuadori barazon dhe shokon Gjermaninë,1-1
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ekuadori barazon dhe shokon Gjermaninë,1-1
New Project - 2026-06-25T221004.007
25/06/2026 - 22:11
Linku u kopjua

Gjermania dhe Ekuadori po zhvillojnë një ndeshje të "zjarrtë"në Grupin E të Botërorit 2026, me rezultatin aktual 1-1 pas vetëm 9 minutash lojë.

Gjermania kaloi e para në avantazh, duke shfrytëzuar presionin e hershëm dhe duke krijuar rrezik që në minutat e para të takimit.

Megjithatë, Ekuadori reagoi menjëherë, me Nilson Angulo që realizoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 9-të, duke barazuar shifrat në 1-1.

Ndeshja po luhet me ritëm shumë të lartë dhe të dyja skuadrat po kërkojnë të marrin kontrollin në mesfushë që në fillim të takimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026