Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar arsyen pse Vinicius Junior nuk e ekzekutoi penalltinë në ndeshjen ndaj Norvegjisë, e vlefshme për fazën e 16-të të Kupës së Botës.
Penalltia iu besua Bruno Guimarães, i cili nuk arriti të shënonte, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri norvegjez Orjan Nyland. Brazili u mposht 2-1 dhe u eliminua nga turneu.
“Në atë moment, Neymar, Igor Thiago dhe Raphinha nuk ishin në fushë, ndaj Bruno Guimarães ishte zgjedhja jonë. Ne besonim se ai ishte lojtari më i mirë në fushë,” deklaroi tekniku italian.
Ndërkohë, Vinicius Junior nuk ishte pjesë e listës së ekzekutuesve kryesorë të penalltive. Neymar u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi një penallti në kohën shtesë, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës.