Ekipi i KosovaPress s'lejohet as këtë herë të vëzhgojë procesin e numërimit të votave në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ekipi i KosovaPress s'lejohet as këtë herë të vëzhgojë procesin e numërimit të votave në Prishtinë
07/06/2026 - 19:49
Linku u kopjua
Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë nuk është lejuar vëzhgimi i procesit të numërimit të votave, as këtë herë.
Ekipi i KosovaPress ka përcjell mbylljen e kësaj qendre votimi, porse nuk është lejuar të jetë prezent gjatë numërimit të votave.
Menaxherja e kësaj qendre, Merita Haxhiu Hashani tha se për këtë punë janë vëzhguesit e subjekteve politike dhe anëtarë të KQZ-së, që janë angazhuar tërë ditën në vendvotimet e kësaj shkolle dhe se të njëjtit do të vazhdojnë.
Pavarësisht konfirmimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mediave u lejohet prania brenda vendvotimeve, një gjë e tillë është pamundësuar, edhe këtë herë. Tek pas insistimit të gazetarit të KosovaPress-it për të vëzhguar numëirmin e votave në këtë qendër, menaxherja e kësaj shkolle tha se për këtë mund të vendosin anëtarët e KQZ-së, e të cilët refuzuan një gjë të tillë.