Ecuri e rregullt e votimit në Mitrovicë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ecuri e rregullt e votimit në Mitrovicë
bedrigjinajfoto1234
07/06/2026 - 14:30
Linku u kopjua

Procesi i votimit në Qendrën e votimit në shkollën “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë po zhvillohet pa probleme dhe pa incidente, ndërsa qytetarët shprehen të kënaqur me organizimin dhe ecurinë e tij.

Menaxheri i Qendrës së votimit, Enis Kelmendi, tha se procesi ka nisur me kohë dhe se të gjithë zyrtarët zgjedhorë kanë qenë në vendet e tyre të punës që nga hapja e qendrës.

“Qendra e votimit është hapur me kohë. Komisionarët dhe zyrtarët e KQZ-së kanë qenë të pranishëm, materialet kanë arritur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull”, tha ai.

Sipas tij, deri në orën 11:18, në këtë qendër të votimit kishin votuar afërsisht 360 qytetarë, që përbën rreth 10 për qind të votuesve të regjistruar.

“Presim që gjatë orëve në vazhdim të ketë rritje të fluksit dhe një dalje më të madhe në votime”, tha menaxheri, duke shtuar se deri në atë moment nuk ishte raportuar asnjë ankesë apo parregullsi.

Adnan Ibrahimi tha për KosovaPress se nuk ka hasur në asnjë problem gjatë votimit.

“Normal, si gjithmonë. Te unë jo. E mora fletëvotimin, e plotësova dhe e hodha në kuti. Pak a shumë, nuk e di çfarë të pres. Nuk po premton askush asgjë. Do të shohim”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, Rrahim Xhemajli tha se zgjedhjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se fitues duhet të jetë ai që merr mbështetjen e qytetarëve.

“Këto zgjedhje janë si të gjitha të tjerat. Nuk pashë asnjë parregullsi. Kush fiton, le të fitojë më i miri”, tha ai.

Edhe qytetarja Lumnie Kera e vlerësoi procesin si të rregullt, duke theksuar se ajo merr pjesë në çdo proces zgjedhor.

“Po, e kam përfunduar votimin shumë mirë. Çdo herë kur ka zgjedhje, unë votoj e para. Këtë herë gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe nuk kam pasur asnjë problem. Presim si të gjithë të tjerët, kush është më i miri”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026