Meteorologët paralajmërojnë intervale me diell dhe reshje të izoluara
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Meteorologët paralajmërojnë intervale me diell dhe reshje të izoluara
moti vera
14/06/2026 - 08:06
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas një njoftimi të Institutit, vranësirat në disa zona do të shoqërohen me riga lokale shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius. Maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

IHMK-ja njofton se gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë nga mesatar deri i lartë. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në rrezet e diellit, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00, për të zvogëluar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026