Kasami: Autostrada Shkup-Bllacë po bëhet
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kasami: Autostrada Shkup-Bllacë po bëhet
Foto Arkiv
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bën të ditur se janë përmbyllur të gjitha procedurat burokratike për realizimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke i hapur rrugë fillimit të punimeve në këtë projekt infrastrukturor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami e cilësoi zhvillimin si një hap të rëndësishëm që do të afrojë edhe më shumë Shkupin me Prishtinën.
“Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë. Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë”, ka shkruar ai.
Kasami theksoi se periudha e premtimeve pa rezultate ka marrë fund, ndërsa vlerësoi se shqiptarët po përjetojnë një kohë të karakterizuar nga puna, projektet dhe zhvillimi.
“Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit”, u shpreh kryetari i Tetovës.
Ai uroi qytetarët për këtë projekt, duke e konsideruar atë një arritje me rëndësi për lidhjen infrastrukturore dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.