E hëna tragjike në Kosovë: Vritet me thikë një person, tjetri bie në bunar, i treti gjendet i pajetë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
E hëna tragjike në Kosovë: Vritet me thikë një person, tjetri bie në bunar, i treti gjendet i pajetë
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
30/06/2026 - 09:33
Linku u kopjua

Një person është gjetur pa shenja jete, të hënën, në Fushë Kosovë.

Vdekja e tij u konstatua pasi në vendin e ngjarjes, në rrugën “Pajazit Islami” dolën njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si "Hetim mbi vdekjen".

Një rast tjetër i vdekjes, ka ndodhur po të hënën, rreth orës 14:10, në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Këtu një burrë ka humbur jetën pasi, siç raporton policia, kishte rënë në një pus teksa po e pastronte atë.

Trupin e tij nga bunari e kanë nxjerrë zjarrfikësit ndërsa mjekët e kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Edhe trupi i tij, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion.

Rasti i tretë tragjik në të cilin humbi jetën një person është ai që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një rrahjeje mes disa personave.

Sipas policisë, viktima dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si "Vrasje e rëndë". /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026