Kontrabandisti nuk i bindet policisë në Zubin Potok, zyrtarët detyrohen të përdorin armën e zjarrit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrabandisti nuk i bindet policisë në Zubin Potok, zyrtarët detyrohen të përdorin armën e zjarrit
policia veri
20/07/2026 - 09:52
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili dyshohet për kontrabandë me mallra.

Sipas njoftimit, i dyshuari po drejtonte një automjet me targa të Serbisë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për t'u ndalur, çka bëri që zyrtarët policorë të përdornin armën e zjarrit.

Në automjet u gjetën pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026