Përveç që përhapnin mesazhe në kanalet e Telegramit për ta mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për ta lartësuar kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, organizatat e ekstremit të djathtë dhe grupet joformale në Serbi kanë ndërmarrë veprime të ngjashme edhe nëpër rrugë.
Përmes grafiteve, posterave dhe banderolave në hapësirat publike, ata përcollën të njëjtat mesazhe.
Radio Evropa e Lirë (REL) nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Telegrami në lidhje me mënyrën se si ata e mbikëqyrin përmbajtjen që promovon gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit, transmeton KosovaPress.
Paralelisht me mesazhet online, grupet e ekstremit të djathtë në Serbi njoftuan se kishin organizuar tubime me pishtarë, kishin shkruar grafiti në mbështetje të Mlladiqit dhe kishin penguar heqjen e posterave që lartësonin krimet e luftës.Organizatorët e anuluan ngjarjen për shkak të incidentit.
Në vendin ku duhej të zhvillohej kjo ngjarje përkujtimore, ishte shkruar mbishkrimi "Ratko Mlladiq hero", dhe nën disa prej grafiteve ishte nënshkruar organizata e ekstremit të djathtë "Klubi 451".
Autoritetet në Serbi nuk e pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, por në vend të kësaj flasin për një “krim të tmerrshëm” dhe një “masakër”.
Çfarë narrative po përhapin grupet e ekstremit të djathtë në Telegram?
I njëjti rrëfim ose i ngjashëm rreth Srebrenicës mund të lexohet në postimet në Telegram nga disa grupe të ekstremit të djathtë në Serbi.
“Ratko Mlladiq (ka) çliruar Srebrenicën me ushtarët e tij, duke shkatërruar ushtarët e armikut që refuzuan të dorëzoheshin”, thuhej në faqen e grupit të ekstremit të djathtë dhe antimigrant “Patrulla Popullore” në Telegram.
“Klubi 451” i ekstremit të djathtë e përshkruan gjithashtu gjenocidin në Srebrenicë si “fitore ndaj forcave myslimane”, dhe kanali i Telegramit “Sparta Serbe” njoftoi se emri i Ratko Mlladiqit “është gdhendur prej kohësh në historinë e përjetshme të serbizmit”.
Këto pretendime u shoqëruan me aksione në rrugë.
Kanali në Telegram i "Spartës Serbe" publikoi një video të parandalimit të heqjes së posterave që lavdëronin Mlladiqin në Novi Sad.
Ai poster me mbishkrimin "Gjeneral, falëndero nënën tënde" u shfaq edhe në Beograd, dhe ishte nënshkruar nga Partia Radikale Serbe e ekstremit të djathtë e Vojsllav Sheshelit, i cili u dënua para Tribunalit të Hagës për persekutimin e kroatëve nga Vojvodina gjatë viteve ‘90.
Ky grup është i njohur për lidhjet e tij me grupe të afërta ideologjikisht nga Rusia dhe veprimet antimigrante.
Grafiti “Kafe, e ëmbël, Mlladiq Ratko” dhe mbishkrimi “Gjeneral, faleminderit për Srebrenicën” janë nënshkruar nga “Klubi 451”, i cili, sipas njoftimeve, ka anëtarë edhe në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi organizatat e mëposhtme, kontaktet e të cilave janë në dispozicion të publikut: "Klubi 451", Veprimi Serb dhe Partia Radikale Serbe.
Cilat janë faktet?
Gjenocidi i Srebrenicës ndodhi gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, e cila zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995.
Në prill të vitit 1993, ajo u shpall zonë e sigurt e Kombeve të Bashkuara, e lirë nga çdo sulm i armatosur ose luftime.
Në ditët pas rënies së qytetit, më shumë se 25.000 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, u zhvendosën me forcë nga Potoçari, ndërsa mijëra burra dhe djem boshnjakë u ndanë nga familjet e tyre ose u kapën gjatë përpjekjeve për të depërtuar në territorin e kontrolluar nga Ushtria e Republikës së Bosnje e Hercegovinës.
Shumica e tyre u vranë më pas.
Tri dekada pas gjenocidit të Srebrenicës, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me rreth 780 vjet burgim në total, ndërsa pesë prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, dhe ish-presidentin e Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq.
Rreth 250 nga të vrarët u varrosën në vende të tjera sipas dëshirave të familjeve, ndërsa më shumë se 1.000 persona janë ende të zhdukur.
“Atmosferë mohimi”
Ai shton se përvjetori i gjenocidit në Serbi organizohet vetëm nga organizata të caktuara të shoqërisë civile dhe se nuk ka asnjë "përkujtim zyrtar".
“Institucionet shtetërore nuk e kanë shënuar kurrë këtë datë, as këtë vit”, thotë ajo.
Tubimi i organizatës joqeveritare Krokodil nuk u mbajt për shkak të një sulmi nga huliganët ndaj aktivistit të saj Vladimir Arsenijeviq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të shtunën se është koha për të treguar respekt për viktimat boshnjake të Srebrenicës.
Sarajeva përcolli arkivolet e dhjetë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Ky ishte mesazhi kryesor i fushatës shtetërore kundër miratimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën 2024, edhe pse dokumenti nuk përmend asnjë popull apo shtet.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një vendim në të cilin, ndër të tjera, e shpalli Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit dhe njoftoi se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.