Vjedhje në Ferizaj, hajnat marrin para dhe stoli ari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vjedhje në Ferizaj, hajnat marrin para dhe stoli ari
12/04/2026 - 09:27
Linku u kopjua

Një qytetar në Ferizaj ka raportuar në polici se gjatë kohës kur nuk kanë qenë në shtëpi, persona të panjohur kanë arritur të gjejnë çelësin dhe të hyjnë brenda në banesën e tij.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash si dhe një sasi stolish ari.

“Ferizaj / 11.04.2026 – 18:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk kanë qenë në shtëpi,  person-a të panjohur e kanë gjetur çelësin dhe kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një shumë te konsiderueshme parash dhe një sasi stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026