Dyshohet për sulm me thikë ndaj dy personave në Ferizaj, ndalohet 24 orë i mituri
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dyshohet për sulm me thikë ndaj dy personave në Ferizaj, ndalohet 24 orë i mituri
prokuroria ferziaj ndihme nga Andi
10/07/2026 - 12:48
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar në mbajtje 24 orë një të mitur, i dyshuar për një sulm me thikë ndaj dy personave, ngjarje kjo që ndodhi të premten në mëngjes në qendër të këtij qyteti.

I riu do të hetohet për veprat penale "Sulmi ndaj personit zyrtar" dhe "Vrasja në tentativë", të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës pasi pak para orës 8, në rrugën "Dëshmorët e Kombit", pranë Postës Qendrore në Ferizaj, dyshohet, sipas të dhënave fillestare, se ka goditur me mjet të mprehtë dy persona.

Pas incidentit, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë është lokalizuar nga policia.

Për rastin e rëndë që shqetësoi qytetarët, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të tij. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026