Dy vëllezër sulmojnë policët në Prishtinë, arrestohen në gjendje të dehur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy vëllezër sulmojnë policët në Prishtinë, arrestohen në gjendje të dehur
Dy persona, vëllezër mes vete, janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së policisë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje, kur të dyshuarit janë hasur duke u grushtuar mes vete, përcjell KosovaPress.
Policia bën të ditur se të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe më pas i kanë sulmuar fizikisht edhe ata.
Si pasojë e incidentit, trajtim mjekësor kanë pranuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe dy të dyshuarit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit janë hasur duke e sulmuar-grushtuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe zyrtarët policorë. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tyre pritet të bëhet pasi të këndellen.
Rasti është duke u hetuar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.