Rasti i KEK-ut, Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i KEK-ut, Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Gjykata Themelore Foto nga Jasir Zeqiri (2)
Foto Ilustruese
08/07/2026 - 10:40
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragushën për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, duke e dënuar me dënim unik prej dy vjetësh burgim.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Dragushës për pikën  e parë  të  aktakuzës i është caktuar dënim me një vit burgim, ndërsa për tri pikat e tjera nga tetë muaj burgim për secilën.

“Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Po ashtu, Gjykata e ka udhëzuar Avokaturën Shtetërore që  kërkesën pasurore juridike ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

Me aktgjykim, Dragusha është obliguar edhe ti paguajë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht  100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Ymer Dragusha kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale, të cilën Gjykata e kishte miratuar në seancën e 7 shkurtit 2025.

https://kosovapress.com/gjykimi-zyrtari-i-prokurimit-te-kek-ut-per-perzgjedhjen-e-operatorit-u-informova-nga-ymer-dragusha

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026