Albion Rrahmani debuton me gol te Venezia
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Albion Rrahmani debuton me gol te Venezia
Rrahmani
20/07/2026 - 11:57
Linku u kopjua

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Venezia, duke shënuar gol në ndeshjen e parë miqësore me fanellën e skuadrës italiane, e cila triumfoi 4:2 ndaj Dolomiti Bellunesi në Falcade.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë nga trajneri Giovanni Stroppa dhe la menjëherë përshtypje pozitive. Fillimisht kontribuoi në aksionet sulmuese të ekipit, ndërsa në minutën e 88-të realizoi golin e katërt të Venezias me një goditje të saktë me të djathtën, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Venezia e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Clemenzas në minutën e 29-të, por barazoi në fund të saj falë një goditjeje të lirë të Dagassos. Në pjesën e dytë, Franjic dhe Busio përmbysën rezultatin në 3:1, ndërsa pas golit të Olonisakin për 3:2, Rrahmani shënoi për rezultatin përfundimtar 4:2.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e Venezias në kuadër të përgatitjeve verore, vetëm shtatë ditë pas nisjes së grumbullimit. Përballë më shumë se 2 mijë tifozëve, trajneri Stroppa aktivizoi 22 futbollistë, ndërsa debutimi me gol i Rrahmanit ishte një nga momentet më të spikatura të takimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026