Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
16/04/2026 - 08:43
Linku u kopjua

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 04:00 policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Sipas tij, bazuar në informatat fillestare, dyshohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026